Projektimi i rrugëve për fëmijë

Në vijim të suksesit të Udhëzuesit Global të Projektimit të Rrugëve, udhëzimet në Projektimi i rrugëve për fëmijë sjellin praktikat, strategjitë, programet e politikat më të mira ndërkombëtare të cilat përdoren nga qytetet në mbarë botën për të projektuar hapësira që u mundësojnë fëmijëve të të gjitha moshave e aftësive të përdorin asetin më të bollshëm që ka një qytet – rrugët. Udhëzuesi përfshin rekomandime mbi projektimi dhe raste studimore që vënë theksin mbi rrugë të shëndetshme, të kënaqshme dhe frymëzuese për fëmijët e kujdestarët e tyre.

globe
Shkarko caret-down

Parathënie

    • "Për një kohë të gjatë qytetet kanë injoruar nevojat dhe dëshirat e fëmijëve duke lejuar regjimin absolut të makinës. Kriza klimatike, një epidemi e mungesës së aktivitetit dhe degradimit mjedisor, i shërben kauzës së ndryshimit. Projektimi i Rrugëve për Fëmijë është një udhëzues aktual dhe gjithëpërfshirës për të krijuar rrugë e lagje të sigurta e sociale, dhe për të krijuar qytete më të qëndrueshme dhe të jetueshme për të gjithë."

      Tim Gill, autor i “No Fear” dhe ekspert ndërkombëtar mbi zhvillimin e fëmijëve

    • "Nëse projektoni një rrugë që funksionon për fëmijët, projektoni një rrugë që funksionon për të gjithë. Projektimi i Rrugëve për Fëmijë tregon sesi qytetet udhëheqin rrugën nëpërmjet projektimit drejt përmirësimit të cilësisë së jetës për njerëzit kudo që ndodhen."

      Janette Sadik-Khan, Kryetare e NACTO-GDCI

    • "Dizajni urban është gjëja më e rëndësishmë që mund të bëjmë për t’i bërë rrugët më të sigurta për të gjithë. Nëse përdorim parimet e projektimit që gjejmë në Projektimi i Rrugëve për Fëmijë mund t’ja nisim që sot me ndërtimin e rrugëve nga këndvështrimi i një fëmije."

      Roberto Claudio, Kryetar Bashkie i Fortalezas, Brazil

    • "Rrugët e sigurta janë thelbësore që njerëzit në qytete të kenë qasje kundrejt të njëjtave mundësi dhe cilësie jete. Projektimi i Rrugëve për Fëmijë ndihmon t’u japim banorëve tanë më të vegjël dhe kujdestarëve të tyrë mundësinë e qarkullimit në mënyrë të sigurtë e të lehtë në këmbë, autobus apo biçikletë po aq sa kushdo që përdor makinën."

      Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë Tiranë, Shqipëri

    • "Rrugët e projektuara për sigurinë e fëmijëve nuk janë thjesht më të sigurta, por janë themeli i një qyteti me më pak makina, më pak trafik dhe më pak ndotje. Ky udhëzues është hapi i parë që të gjithë përdoruesit e rrugës të kenë jetë më të shëndetshme e të lumtur."

      Gonzalo Duran Baronti, Kryetar i Independencia në Santiago të Kilit, Kili

    Fill 1 caret-right

    Endorsing the GSDG provides a permission slip for organizations, cities, and regions to advance safe, healthy, sustainable, and vibrant streets.